Studentë të UBT-së morën pjesë në MITEF Startup Competition and Acceleration Program

22/12/2021

Studentë të UBT-së dhe pjesëtarë të Korça Innovation and Technology Hub, morën pjesë në MITEF Startup Competition and Acceleration Program, i cili këtë herë është bërë plotësisht digjital dhe rajonal.

 

MITEF është duke vazhduar informimin, lidhjen dhe trajnimin e sipërmarrësve teknologjik vendas dhe ndërkombëtarë për tetë vite me radhë, duke u mundësuar atyre transformimin e ideve inovative në kompani që bëjnë ndryshimin në botë.

 

Nga 177 ekipet alumni të programit dhe mbi 550 themeluesi të  tyre, 57 kompani po zgjerohen globalisht dhe po rriten me shpejtësi, duke mbledhur më shumë se 60 milionë dollarë nga investitorët vendas dhe ndërkombëtarë. Ato operojnë në shumë vende në Evropë, Amerikë dhe Azi, duke punësuar mbi 680 punonjës dhe duke pasur një qarkullim kumulativ prej më shumë se 47 milionë dollarë.

 

Studentët e UBT-së, kishin mundësi të dëgjojnë storie të suksesit, si dhe të parashtrojnë pyetje për të zgjeruar më tutje njohuritë e tyre në këtë aspekt.