Studentë nga Bullgaria zgjedhin UBT-në për të realizuar punimet e tyre të diplomës

19/04/2021

Në kuadër të bashkëpunimit të UBT-së me Universitetin Teknik të Sofias në Bullgari, dy studentë nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Universitetit Teknik të Sofias kanë zgjedhur UBT-në për përfundimin e temës së diplomës.

 

Nën mentorimin e prof.dr. Besnik Qehaja, të dy studentët janë duke realizuar punimet e tyre të diplomës të nivelit bachelor në fushën kërkimore të telekomunikacionit.

 

Studenti Georgi Angelov është duke punuar në temën “Developing WSN Application in Smart City” ndërsa Kolyo Petrov në temën “Developing WSN Application for Energy Efficienty”, dhe që të dy janë duke punuar me laboratorët e IoT, 5G dhe Cisco në UBT, për testimet dhe kërkimet e tyre shkencore.

 

UBT gjatë dy viteve të fundit ka shkëmbyer studentë me Universitetin Teknik të Sofias në Bullgari, në të dy nivelet e studimit, kështu duke mbetur institucioni më kredibil dhe serioz sa i përket vlerave të studentëve dhe stafit gjatë mobiliteteve në gjithë Evropën.