Studentë të UBT-së përfitojnë nga Qendra Austriake për Reforma Ekonomike

07/04/2016

Për çdo vit, nga dy studentë të UBT-së, do të mund të zhvillojnë praktikë 3-mujore në Qendrën Austriake për Reforma Ekonomike.


Një e mirë e këtillë për studentët vjen pas një marrëveshjeje të përbashkët të rektorit të UBT-së, prof. Edmond Hajrizi, me  presidenten e Qendrës Austriake për Reforma Ekonomike, Barbara Koln, të mërkurën.


Bazë e përzgjedhjes së studentëve do të jetë performanca në studime.

 

Bashkëpunimi, sipas nënshkruesve të marrëveshjes, ka për qëllim që studentëve të UBT-së t’u ofrohet mundësia e shkëmbimit të njohurive, të fituara gjatë studimeve për tregun evropian të punës.