Stand-Up Scientist, ngjarje shkencore që do të mbahet në kuadër të “Global UBT Fest 2020”

09/07/2020

Stand-Up Scientist (SUS), është ngjarje shkencore që do të mbahet për herë të parë në vend dhe është iniciativë për komunikim shkencor mes studentëve që janë në studimet e doktoratës.

 

SUS do të mbahet online në kuadër të “Global UBT Fest 2020”, festivali akademik më i madhi i këtij lloji në Evropë.

 

Festivali ka filluar punimet tash e disa ditë, teksa ngjarja shkencore Stand-Up Scientist do të fillojë punimet më 5 gusht 2020.

 

Në ketë ngjarje gjashtë studentë që janë duke vijuar studimet e doktoratës brenda dhe jashtë vendit, do të prezantojnë temën e tyre, në formën më argëtuese se sa jemi mësuar të shohim zakonisht.

 

Iniciativa për një organizim të tillë, është ndërmarrë nga organizatorja Ferdiana Hoti, e cila njëherësh ka qenë ish-studente e UBT-së, që më pas fitoi bursa studimi për të vazhduar studimet jashtë vendit.

 

Për të marrë pjesë në këtë aktivitet shkencor, ju mund të regjistroheni në linkun: https://forms.gle/ZzCEAsrfRhypnox5A