Stafi i UBT-së ishte për vizitë në “Technical University of Sofia” – temë diskutimi mobiliteti në kuadër të Erasmus+ dhe Cepus

14/03/2023

Stafi i UBT-së, gjegjësisht i Zyrës Ndërkombëtare i përbërë nga Lirigzona Morina, Elinda Krasniqi dhe profesorët: Lavdim Menxhiqi dhe Blerim Zylfiu, ishte për vizitë në “Technical University of Sofia” në Sofia të Bullgarisë, për të diskutuar për mobilitet në kuadër të Erasmus+ dhe Cepus.

Në kuadër të kësaj vizite, stafi i UBT-së dhe ai “Technical University of Sofia” kanë diskutuar për zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, duke u ofruar mundësi të reja studentëve dhe stafit.

Ndër të tjera, përfaqësuesit e UBT-së: Lirigzona Morina, Elinda Krasniqi, Lavdim Menxhiqi dhe Blerim Zylfiu, i kanë njoftuar stafin e “Technical University of Sofia” rreth mundësive që ofron UBT për studime, si dhe kanë theksuar nevojën e bashkëpunimeve ndërkombëtare si pikë kyçe të zhvillimit të përbashkët.