Stafi i UBT-së përmes projektit TEMPUS ka vizituar Republikën e Gjermanisë

10/09/2014

Prishtinë, 10 shtator 2014 – Stafi UBT-së nëpërmjet projektit TEMPUS- Energji Eficiente, gjatë kësaj jave ka realizuar një vizitë studimore në Republikën e Gjermanisë, më saktësisht ka vizituar Universitetin Bauhaus, shkolla, institute, kompani dhe ministri, në Dessau dhe Berlin.

 

Stafi i UBT-së, kishte mundësi të vizitonte institucione të ndryshme shtetërore dhe private , universitete dhe objektin e Bauhasit. 

 

Qëllimi i vizitës ka qenë njohja më për së afërmi me shkollimin profesional me theks të veçantë në fushën e energjisë eficiente në ndërtesa, por edhe atë alternative, si dhe  pajisjet didaktike për këtë fushë, si pjesë e projektit TEMPUS, të financuar nga Komisioni Evropian, ku UBT është përfituese. Gjithashtu gjatë vizitave u diskutua edhe për bashkëpunim në të ardhmen. 

 

UBT-ja nëpërmjet këtij projekti ka zhvilluar qendrën e vete për Energji dhe Programin e Studimit, i cili pritet së shpejti të vlerësohet nga ekspertët ndërkombëtar. 

 

Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, vizitoi edhe partnerët tjerë gjerman në Wiesbaden dhe Frankfurt të Gjermanisë.