Stafi dhe studentët e UBT-së i bashkohen aksionit për dhurim vullnetar të gjakut

06/06/2019

Nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, një numër i madh i studentëve dhe stafit akademik e administrativ i janë bashkuar thirrjes për dhurim vullnetar të gjakut, aksion i cili është zhvilluar në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

 

Aksioni humanitar është organizuar nga Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, ku UBT çdo vit e përkrah këtë fushatë për sensibilizimin e njerëzve për të shpëtuar jetë atyre që janë në nevojë, teksa dozat e mbledhura të gjakut do t’i shërbejnë QKUK-së në rastet emergjente.

 

Ky aktivitet tashmë është bërë tradicional në UBT, ku i përgjigjen pozitivisht qindar studentë dhe punëtorë.