Stafi dhe studentët e Ndërtimtarisë realizojnë vizitë studimore në Stamboll

31/01/2020

Studentët e nivelit master të Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, të specializimit Infrastrukturë, nën shoqërimin e profesorëve kanë realizuar vizitë studimore në Stamboll, të cilët kanë vizituar stacionet e transportit, si: stacione të metrove, tramvajëve, autobusëve, aeroporteve, si dhe stacione tjera publike.

 

Më këtë rast, studentët përfituan njohuri lidhur me funksionimin, aplikimin dhe koordinimin e këtyre sistemeve të transportit.

 

Po ashtu, studentët dhe profesorët në UBT, vizituan edhe drejtorinë e Diasporës Turke, ku bashkërisht diskutuan mundësitë e shkëmbimit të studentëve dhe për vazhdimin e studimeve të tyre në universitetet turke përmes bursave studimore.

 

Ata vizituan edhe Universitetin e Stambollit, ku u pritën nga përfaqësues të universitetit, më të cilët bashkëbiseduan për organizimin e punëtorive dhe aktiviteteve të ndryshme, njëherësh edhe për shkëmbim semestral të studentëve dhe stafit.

 

Realizimi i kësaj vizite është mundësuar nga UBT dhe përkrahur nga drejtoria e Diasporës Turke.