Sporti, Shëndeti dhe Shoqëria mbyll Akademinë Verore të festivalit “Global UBT FEST 2020”

30/07/2020

Akademia Verore e Sportit, Shëndetit dhe Shoqërisë ka mbyllur aktivitetin e saj pas një cikli të suksesshëm të ligjëratave e ushtrimeve, lidhur me sportin dhe shëndetin në shoqëri. Në këtë akademi u vlerësua lartë roli që sporti ka në shoqëri dhe rëndësia e tij që njerëzit të merren me aktivitete sportive.

 

Në ditën përmbyllëse, profesori Nagip Lenjani, ka diskutuar rreth aktivitetit fizik tek fëmijët, duke lënë të kuptohet se jo vetëm të rriturit duhet të merren me aktivitete sportive. Ndërkaq profesori Abedin Bahtiri, me studentët dhe pjesëmarrësit ligjëroj për një sport të ri në Kosovë, e që është Badmintoni. Ai shtjelloj sfidat që ky sport ka, në fillet e para të tij, dhe mundësinë e zhvillimit më tutje në vendin tonë.

 

Profesori Enver Tahiraj, për studentët foli rreth dopingut në sport, për përfitimet dhe pasojat që kjo dukuri ka në aktivitetet sportive. Sipas profesorit Tahiraj, dopingu haset në disa sporte, duke përfshirë sportet luftarake, si dhe sportin më të popullarizuar futbollin. Kurse, profesoresha Kaltrina Feka, me studentët ka diskutuar rreth shëndetit në sport, duke i vënë theks aktivitetit fizik tek pacientët me sklerozë të shumëfishtë.

 

Profesori Masar Gjaka, për studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë ligjëroj rreth sportit në kohën e pandemisë, si dhe për aktivitetin fizik, si një ndër elementet kyçe në sport.

 

UBT këtë vit ka organizuar festivalin “Global UBT FEST 2020”, edhe pse në kohë pandemie, që në kuadër të tij u organizuan 30 akademi verore, 25 forume dhe samite, 25 ngjarje dhe evente, si dhe 15 gara dhe hacking