Sot, UBT do ta nderojë me Çmimin “Excellence Leadership Award” drejtoreshën e programeve për Evropë në Radion gjermane Deutsche Welle

26/10/2018

Për kontributin e saj të çmuar në fushën e gazetarisë, me theks të veçantë për ndikimin e saj në hapjen e shërbimit në gjuhën shqipe në Deutsche Welle, UBT do ta nderojë me Çmimin “Excellence Leadership Award”, drejtoreshën e programeve për Evropë në Radion gjermane Deutsche Welle, Adelheid Feilcke.

 

Ndarja e Çmimit do të bëhet nga rektori i UBT-së, prof dr Edmond Hajrizi, me rastin e ceremonisë së hapjes së punimeve të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së, që do të fillojë sot, me fillim nga ora 16:00.

 

Në vitin 1981, Adelheid Feilcke e filloi karrierën në gazetari si redaktore e shtypit. Po ashtu, ajo punoi si gazetare për stacione regjionale dhe kombëtare të radiove, si WDR dhe Deutschlandradio.

Feilcke iu bashkua radios Deutsche Welle, ku edhe u bë personi kyç për hapjen e shërbimit të kësaj radioje në gjuhën shqipe. Ajo është reportere me përvojë dhe redaktore për gazetari në kriza dhe paqe. Ndërkaq, punon edhe si trajnere për akademinë e DW-së që nga viti 1995.

 

“Excellence Leadership Award” është Çmimi më i lartë që e dhuron UBT për personalitete të shquara vendore e ndërkombëtare, që kanë dhënë kontribut dhe kanë shënuar arritje në fusha të ndryshme.