Sot mbahet webinari virtual “Sondazhet elektorale në Kosovë mes realitetit shkencor dhe politikës”

10/02/2021

Fakulteti i Shkencave Politike organizon webinarin virtual “Sondazhet elektorale në Kosovë mes realitetit shkencor dhe politikës”, që mbahet sot, me datë 10 shkurt 2021, duke filluar në ora 17:00.

 

Në këtë webinar do të diskutohet rreth sondazheve elektorale në Kosovë, si dhe për metodologjinë, hulumtimet dhe matjet që po bëjnë kompani të ndryshme në opinionin publik për këto sondazhe.

 

Panelistët do të trajtojnë dhe debatojnë rreth matjeve të fundit, por nga një përspektivë tjetër, nga aspekti shkencor dhe praktik, duke u dhënë përgjigjje pyetjeve rreth besueshmërisë së këtyre sondazheve, si dhe detajeve të metodologjisë së përdorur.

 

Të gjithë ata që janë të interesuar për të përcjellur këtë webinar mund të regjistrohen në këtë email: [email protected]