Sot, kryeshefi ekzekutiv i TK, Agron Mustafa do të ligjëroj për studentët e UBT-së

16/05/2017

Të martën, më datë 16 maj 2017, në UBT do të ligjërojë   kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës (TK), Agron Mustafa.


Ligjërata e kryeshefit të Telekomit,  Agron Mustafa do të bazohet në transformimin e Telekomit të Kosovës, situatën aktuale në tregun e telekomunikimeve, migrimin në kodin +383, disa prej projekteve të veçanta të ndërmarra nga Telekomi i Kosovës si dhe për planet në të ardhmen.


Ligjërata  do të mbahet në objektin e UBT-së, në lagjen “Kalabria”, më 16 maj 2017, me fillim në ora 11:00