SOS Fshati ofron mundësi punësimi për studentët e Medias në UBT

15/03/2019

Qendra e Karrierës në UBT njofton studentët dhe të gjithë ish-studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim, për mundësinë e punësimit në SOS Fshatin e Fëmijëve në Kosovë.

 

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në vendet e lira të punës të shpallura nga SOS Fshati, ku përveç aplikimit duhet bashkëngjisin CV-në dhe Letrën Motivuese.

 

Informacionet shtesë mund t`i gjeni në Qendrën e Karrierës në UBT, teksa aplikimin mund ta bëni në këtë email: [email protected]

 

Afati i fundit për aplikim është data 17 mars, 2019.