Skuadra UBT Blue triumfoi në sfidën e parë të turneut “IPKO UNI Tournament” në eSports

29/04/2022

UBT Blue, është emri i njërës prej skuadrave që ka përfaqësuar UBT-në në turneun e organizuar nga Ipko Games në lojërat elektronike online (e-Sports).

 

Skuadra UBT Blue, ka arritur që në fazën e parë të garave në FIFA 21 të zë vendin e parë, duke e fituar këtë garë dhe të mbledhë 240 pikë në raundin e parë të garave, e që do të pasohet edhe me gara të tjera në kuadër të këtij turneu.

 

Kjo skuadër me një përbërje unike të studentëve të Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, të prirë nga Altin Kika, Olt Gashi, Gjon Krasniqi, Argjend Zekaj, Dion Grajqevci dhe Arjanit Beqiri, janë duke dëshmuar se në UBT ekziston një përbërje dhe gërshetim unik i studentëve, shkathtësive dhe aftësive të tyre.

 

Altin Kika, në raundin e parë të garave në FIFA 21, është shpallur lojtari më i mirë me një total të golave prej 64 sosh, i cili pas vetes përveç llogos së njërit prej institucioneve më të mëdha në rajon, barti edhe nofkën CALYP50.

 

UBT vitin që lamë pas shpalosi hub-in më të ri me një vizion jashtëzakonisht interesant – , UBT SPORT, E-SPORT & ART HUB, në të cilin zë vend përshtatja unike e artit dhe video-lojërave me lojtarë profesionistë, të cilët përmes teknologjive më të reja dhe më të sofistikuara të kohës do të zhvillojnë aftësitë e tyre për t’u bërë lojtarë profesionistë në këtë fushë.

 

UBT në këtë garë përveç skuadrës UBT Blue, po përfaqësohet edhe nga UBT Green, UBT Orange, UBT Ëhite dhe UBT Yelloë, të cilët së bashku me skuadrat nga 15 universitete tjera janë duke garuar për çmimin e madh prej 21 mijë eurove, në garat