Shtohen studentët e angazhuar në Intership

24/02/2017

Është  shtuar numri i studentëve të  UBT-së , që  janë  angazhuar për intership ose punë  praktike në  kompani të  ndryshme gjatë  semestrit dimëror të  këtij viti akademik. Kjo është bërë falë  bashkëpunimit të mirë të UBT-së me kompanitë dhe organizatat lokale e ndërkombëtare.

 

Drejtori i Qendrës së  Karrierës në  UBT, Halil Bashota ka thënë se  ky proces ka për qëllim që studentët të kenë mundësi të ndërlidhin procesin akademik me praktikën profesionale, teorinë me praktikën dhe të fillojnë të mendojnë për karrierën e tyre.

 

Sipas tij, UBT është  institucion që  do të  arrijë  të  realizojë  në  përpikëri intershipin e studentëve në  të  gjitha programet e studimit, për të  gjithë  studentët që  dëshirojnë  të  kenë  karrierrë  në  të  ardhmen.

 

“Çdo vit ka ngritje të numrit të internshipit si dhe numrit të kompanive me të cilët realizojmë internshipin e studentëve, si rezultat i bashkëpunimit të mirë dhe rezultateve që studentët arrijnë të marrin në UBT”, ka thënë Bashota duke shtuar se fakultetët që prijnë me internship, kryesisht janë fakultetet e akredituara në  fillim, si: Arkitektura, SHKI, MBE, SI, Juridiku etj.

 

Ai, po ashtu ka bërë  të  ditur se Qendra e Karrierës në  UBT shpall vazhdimisht pozita të reja të publikuara, qoftë përmes qendrës, qoftë përmes portaleve të tjera të punësimit, me të cilat njoftohen studentët.

 

“Studentët e kanë fazën e aplikimit, dhe pasi të kryejnë këtë fazë, ata i nënshtrohen një testi apo intervistimi, varësisht nga specifikat, përkatësisht kërkesave të industrisë”, ka thënë  Bashota.

 

Internshipi ka për qëllim që çdo student në UBT të ketë mundësinë që të fillojë internshipin më së largu në semestrin e pestë/gjashtë të studimeve.

Studentët duhet të konsultohen me Qendrën e Orientimit në Karrierë dhe Internship për gjetjen e mundësive për një gjë të tillë.