Shpërthejnë studentët e Arkitekturës në UBT – e çojnë dijen edhe në Kinë

14/06/2016

Një grup studentësh të drejtimit të Arkitekturës së UBT-së, gjenerata 2012/2013, nëpërmjet projektit “PreHome”, kanë shpërthyer me dijen e tyre, duke e bartur atë edhe në Kinë. Arkitektët e ardhshëm, Artan Jashari, Ardian Maliqaj e Getuart Dragobuzhda, edhe zyrtarisht janë bërë pjesë e 40 finalistëve (projekteve/ideve) më të mira nga e gjithë bota, pasi që kishin konkurruar në Konkursin ndërkombëtar në Kinë – Lugina Valley.


Studentët e grupit, duke qenë të kënaqur me arritjen e tyre, janë shprehur me entuziazëm se puna dhe përkushtimi i tyre në lëmin e arkitekturës ka filluar qysh tashti, kur ende janë duke studiuar, t’u shpërblehet. 
Ata kanë treguar se votimi online vazhdon te jetë I hapur, edhe pse aktualisht e kanë vendin e parë, sa i përket votave të fituara.


Sidoqoftë, ata kërkojnë përkrahjen me vota nga të gjithë studentët e UBT-së, gjë të cilën mund ta bëjnë nëpërmjet linkut për votim http://spamall.info/, ku është edhe emri i projektit “PreHome”.