Shpallen ekipet fituese të garës “Datathon Business Analysis”

02/04/2021

Ka përfunduar gara dyditore “Datathon Business Analysis”, organizuar nga UBT dhe Raiffeisen Bank, ku morën pjesë  shumë studentë të nivelit bachelor dhe master të universiteteve publike dhe private në Kosovë.

 

Ata garuan të ndarë në grupe, prej të cilëve tri grupe kanë zënë vendet e para.

 

Nga mbi 100 pjesëmarrës, ekipi  “Data Sense” i përbërë nga studentja Fjolla Krasniqi dhe Ariana Tahiri, fituan vendin e parë dhe u shpërblyen me 1500 euro.

 

Vendi i dytë i takoi ekipit “Data Whispereres” i përbërë nga Arian Fazliu dhe Valdrin Smakiqi, të cilët u shpërblyen me 1000 euro.

 

Ndërkaq, vendi i tretë i takoi grupit të përbërë nga Diellza Bytyqi, Lisian Bajrami dhe Lorik Reshiti  të cilët u shpërblyen me 500 euro.

 

Kjo garë, sipas organizatorëve, kishte për qëllim që të gjithë të rinjtë e talentuar dhe që kanë aftësi në sektorin e teknologjisë dhe kanë zgjidhje kreative të problemeve në të dhënat dhe punën me big data, të shfaqin njohuritë dhe shkathtësitë  e tyre.