Shoqata “Miqtë e Amerikës”, në bashkëpunim me UBT-në dhe Gjimnazin “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë organizoi ligjëratë tematike

25/11/2021

Në bashkëorganizim të shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Gjimnazit “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë dhe UBT-së, për nder të ditës së falënderimeve (Thanksgiving Day) është mbajtur ligjërata me temën “Ruajtja dhe avancimi i miqësisë Kosovë-ShBA”.

 

Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, ka ligjëruar për nxënësit dhe të pranishmit e tjerë për veprimet e ndërmarra të personaliteteve dhe individëve të shtetit amerikan pro interesave të Kosovës, duke qenë kështu një nga miqtë më të mëdhenj pro shqiptar në gjithë botën.

 

Ai ka dalluar kontributin e ambasadorit George Fred Williams, duke e falënderuar për punën e tij si vëzhgues i Komisionit Ndërkombëtar për caktimin e kufijve të Shqipërisë në vitet në periudhën e vitit 1913-1914.

 

Ndër të tjera, gjatë kësaj ligjërate, nxënësit, personeli edukativ dhe pjesëmarrësit e tjerë, u njoftuan rreth përkrahjes së popullit amerikan së bashku me institucionet e ShBA-së karshi popullit shqiptar, si dhe me aktivitetet e shoqatës “Miqtë e Amerikës”.