Shndërrohuni në profesionistë të stomatologjisë duke transferuar studimet në UBT

02/02/2022

Fakulteti i Stomatologjisë në UBT, ofron një prej programeve më inovative të arsimit të lartë në Kosovë për sa i përket fushës së stomatologjisë, që aftëson studentët përmes metodave më të sofistikuara të mësimdhënies dhe praktikave më të njohura të stomatologjisë.

 

Profesionistët më të mirë të stomatologjisë janë në UBT, dhe përmes tyre studentët kanë mundësi që të aftësohen në një nivel të lartë për t’iu siguruar qytetarëve shëndet oral të avancuar, duke u bërë kështu stomatologë klinikë të përkushtuar e të nxitur për hulumtim dhe kujdes klinik në nivel lokal, rajonal dhe më gjerë.

 

Duke transferuar studimet në UBT ju i jepni vetes mundësi të shumëfishta për t’u bërë më të mirët e kësaj fushe në nivel vendi dhe më gjerë, pasi kurrikula moderne e Fakultetit të Stomatologjisë ju përgatitë për sfidat e së ardhmes në fushën e stomatologjisë.

 

Transfero studimet në UBT, bëhu ndryshimi për të cilin ka nevojë Kosova!