Shndërrohu në inxhinier i diplomuar duke transferuar studimet në UBT

bool(false) 04/02/2022

Duke parë që inxhinieria është një fushë shumë e rëndësishme për plotësimin e nevojave të njerëzve, UBT i ka dhënë rëndësi zhvillimit të Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë.

 

Përmes këtij programi të studimit, studentët kanë mundësi që të përfitojnë njohuri për aplikimin e metodave dhe teknikave të ndryshme për të ideuar dhe konceptuar projekte madhore të këtij dikasteri, duke u shndërruar kështu në profesionistë dhe ekspertë të inxhinierisë ndërtimore.

 

Cilësia e këtij programi të studimit është e madhe, duke parë normën e lartë të përqindjes së studentëve të punësuar në kompani vendore dhe ndërkombëtare, ndaj transferimi i studimeve në Fakultetin Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, është një hap shumë i rëndësishëm i juaji drejt zhvillimit profesional në rrugëtimin tuaj në karrierë.

 

Transfero studimet në UBT, bëhu ndryshimi për të cilin ka nevojë Kosova!