Shkolla Profesionale për Gjuhë Angleze mundësi për avancim të kësaj gjuhe

11/01/2018

Më shumë se një vit më parë, UBT ka themeluar Shkollën Profesionale për Gjuhë Angleze, e cila është akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe ofrohet në gjashtë nivele, duke filluar nga niveli bazik e deri tek më i avancuari.

 

Ky kurs ka për qëllim t’i aftësojë studentët dhe të interesuarit e tjerë, duke i ofruar edhe dy nivele të tjera, anglishten biznesore dhe anglishten ligjore, të cilat nuk janë ofruar asnjëherë më parë në Kosovë.

“Studentët të cilët e vijojnë këtë kurs, në fund të secilit modul, marrin një certifikatë të akredituar, gjë që ka munguar deri më tani në Kosovë”, tha Bashota, duke shtuar se UBT është mundësi e mirë për të gjithë ata që dëshirojnë të arrijnë perfeksionim gjuhësor.

“UBT e sheh me interes të veçantë orientimin tek shkollat profesionale, si një mundësi e mirë e arritjes së shkathtësive profesionale për secilin që dëshiron të orientohet në tregun e punës sa më lehtë dhe në mënyrë të efektshme”.

 

Ky kurs është i përshtatshëm për studentë, funksionarë, juristë, biznesmenë, pedagogë, diplomatë, inxhinierë, mjekë, politikanë dhe ekspertë të fushave të ndryshme.

 

 

Për  regjistrim në këtë shkollë mund të aplikoni në linkun: http://ubt-uni.net/?cid=1,508 , ndërkaq për informata shtesë, mund të paraqiteni në Zyrën e Qendrës së Karrierës së UBT-së ose të kontaktoni përmes email-it: [email protected] dhe numrit: 038541400 .