Shkolla e Mesme e Mjekësisë UBT në Gjilan shpall konkurs për pranimin e nxënësve të rinj për vitin shkollor 2023/24

09/06/2023

Shkolla e Mesme e Mjekësisë UBT në Gjilan shpall konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e nxënësve të rinj për vitin e ri shkollor 2023/2024, në drejtimet:

  • Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë;
  • Teknik i Laboratorit Mjekësor.

Konkursi është i hapur deri më datë 31 gusht 2023 dhe të drejtën e konkurrimit dhe të regjistrimit e kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të ulët, dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin e arritshmërisë.

Për të bërë aplikimin, nxënësit duhet të bashkëngjitin këto dokumente:

  • Dëftesat e shkollës së mesme të ulët – origjinale;
  • Ekstrakti i lindjes – origjinal dhe jo më i vjetër se 6 muaj;
  • Dy fotografi të formatit të pasaportës;
  • Fletëregjistrimi.

Aplikimi mund të bëhet online përmes uebsajteve zyrtare të shkollave të mesme: shm.ubt-uni.net ose edhe duke na vizituar në ambientet e Shkollës së Mesme të Mjekësisë UBT, në Gjilan, rruga “Idriz Seferi”.