Shkencat Politike dhe Studimet e Sigurisë përfundojnë aktivitetet e Akademisë Ndërkombëtare Verore

bool(false) 29/07/2022

Akademia Ndërkombëtare Verore e Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT, ka përfunduar punimet e edicionit të sivjetshëm në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, në të cilin ka pasur shumë aktivitete të cilat kishin në fokus trajtimin e temës kryesore: ”Zgjidhja e konflikteve. Modeli i ndërhyrjes ndërkombëtare në një zonë krize”.

 

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, morën pjesë shumë folës vendorë e ndërkombëtarë të fushës së politikës, duke përfshirë edhe profesorë nga “NATO College Foundation” në Romë të Italisë, si dhe zëvendësministren e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Liza Gashi, me të cilën u organizua një diskutim lidhur me diplomacinë qytetare.

 

Ndër të tjera, në kuadër të aktiviteteve të kësaj akademie u organizua edhe një diskutim i hapur në lidhje me luftën Rusi – Ukrainë, me ish gjeneralët e fondacionit të NATO-s, Giorgio Battisti dhe Giuseppe Morabito.

 

Fakulteti Shkencat Politike dhe Fakulteti Studime të Sigurisë në UBT, përmes Akademisë Ndërkombëtare Verore, kishin për qëllim aktivizimin e studentëve dhe pjesëmarrësve të tjerë, duke kontribuuar në trajtimin e temave të ndryshme, të cilat u zhvilluan nga ekspertë dhe profesionistë të politikës dhe sigurisë.