Shkencat Politike certifikojnë studentët pjesëmarrës në ANV

12/07/2016

Në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore në UBT, në Fakultetin e Shkencave Politike (FSHP), nesër (të mërkurën), do të shpërndahen certifikata për studentët pjesëmarrës në ANV. Gjatë ditëve të ANV-së, FSHP ka trajtuar temën bosht “Siguria dhe shteti”, që t’u ofrojë studentëve mundësinë e njohjes së koncepteve kyçe të çështjeve të sigurisë.

Për të realizuar me sukses qëllimin dhe objektivat e ANV-së, ligjëratat umbajtën nga profesorë dhe ekspertë të fushës së sigurisë, si: prof. Behar Selimi, ish-drejtor i Policisë së Kosovës, ish deputet i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh edhe ligjërues në Kolegjin UBT, Ramadan Ilazi – zv.ministër në Ministrinë për Integrime Evropiane dhe njëherësh edhe ligjërues në Kolegjin UBT’; prof. Shkëlzen Sopjani – kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe ligjëruesi në Kolegjin UBT dhe Florian Qehaja – drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.


Në këtë kontekst, ligjëruesit trajtuan tema të ndryshme, që përfshijnë rëndësinë e studimeve të sigurisë dhe të paqes, sfidat dhe rreziqet e sigurisë, terrorizmin dhe krimin transnacional etj.


Interesimi i studentëve pjesëmarrës ishte i madh, gjë e shprehur me angazhimin dhe aktivitetin gjatë leksioneve.