Shefi i zyrës së TIKA-s në Kosovë vizitoi UBT-në

13/10/2021

Shefi i zyrës së Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA, Cihan Dinçer, vizitoi Parkun Shkencor dhe Inovativ të UBT-së.

 

Ai u takua me rektorin e UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, me të cilin diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e interesit të ndërsjellë.

 

Gjatë kësaj vizite Dinçer u njoh nga afër me punën e UBT-së, me ekosistemin e krijuar ku dija ndërlidhet me punën praktike, e ku shkollimi cilësor bashkë me teknologjinë e fundit i japin dimension të pakrahasueshëm shkollimit në këtë institucion lider të arsimit të lartë në vend.