Së shpejti fillon grupi i ri për kursin e gjuhës gjermane

16/03/2022

Instituti i Gjuhëve të Huaja në UBT ofron kursin e njërës prej gjuhëve më të kërkuara në botë – gjuhës gjermane, me profesionistë elitar që do të trajnojnë në nivel të avancuar të gjithë pjesëmarrësit e këtij kursi.

 

Annamarie Farkas-Mecinaj, përmes metodologjive më inovative të cilat i ka avancuar dhe sjell në Kosovë UBT, do të mbajë kursin e gjuhës gjermane për të gjithë të interesuarit që duan të përvetësojnë gjuhën profesionalisht dhe në një nivel tjetër.

 

Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë të njohur ndërkombëtarisht dhe përmes kurrikulës moderne do të kenë mundësi që të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga atraktiviteti që ofron ky kurs.

 

Përmes infrastrukturës moderne që ofron UBT, pjesëmarrësit e kanë shumë më të lehtë përvetësimin e gjuhës, marrë parasysh zhvillimin e teknologjive më të reja që ka zhvilluar UBT, metodat e reja të mësimdhënies, si dhe mësimin intensiv dhe këshillimin.

 

Apliko tani – Kursi i gjuhës gjermane