Së shpejti fillon grupi i ri për kursin e gjuhës angleze

17/03/2022

Së shpejti Instituti i Gjuhëve të Huaja në UBT, do të fillojë me grupin e ri të studentëve dhe të interesuarve të tjerë për kursin e gjuhës angleze, një prej gjuhëve më të kërkuara dhe më të folur në gjithë botën.

 

UBT është e certifikuar nga shkolla profesionale dhe e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, për kursin e gjuhës angleze, dhe përmes profesionistëve më të mirë që ka UBT, pjesëmarrësit aftësohen profesionalisht për të zhvilluar një karrierë profesionale.

 

Kursi i gjuhës angleze ofrohet në nivelet: Beginner, Elementary, Pre-Intermediate, Upper-Intermediate dhe Advanced, për të gjithë të interesuarit, me metodat më inovative të mësimdhënies dhe me kushtet më moderne infrastrukturore.

 

Apliko tani – Kursi i gjuhës angleze!