Saranda Musliu zgjidhet Kryetare e Organizatës Studentore të UBT-së

18/01/2012

 

Prishtinë, 17. 01. 2011 –  Në garë për postin e Kryetarit të Organizatës Studentore të UBT ishin si Petrit Reçica, Saranda Musliu, Durim Dabiqaj dhe Alketa Veseli.

 

Pas votimit nga 22 anëtarëve,  komisionit zgjedhor i përbërë nga Petrit Dumnica, Albulena Popaj, Arianit Elshani dhe Fitore Murati dhe dy anëtarët verifikues si  Albulena Alimi dhe Arbër Kryeziu,  para të pranishmëve në sallë e mbledhjeve po në objektin e UBT-së numëruan votat ku Kryetare e Organizatës Studentore të UBT-së u zgjodh Saranda Musliu kurse nënkryetarë  u zgjodh Petrit Reçica.

 

Po ashtu Agron Krasniqi, ish kryetar i kësaj organizate para të pranishmëve  citoi disa aktivitete të cilat janë realizuara gjatë udhëheqjes së tij si vizita studimore në Republikën e Italisë, në Republikën e Shqipërisë etj. 

 

Biografia e Saranda Musliut, 

 


Lindur me 19. 06. 1990  në Ferizaj, shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, kurse  atë të mesmen në kolegjin Amerikan. 

 

Saranda  është studente e UBT në vitin e trete në drejtimin e Menaxhment , Biznes dhe Ekonomi dhe është njohëse e mirë e gjuhës angleze. 

 

Është pasionante e shumë aktiviteteve si: sportit, biznesit, debateve politike, udhëtimeve, muzikës. Aktivitetet dhe kualifikimet: Menaxhere e shitjes,   organizatore  çështjeve sociale pjesëmarrëse në konferenca shkencore, përfaqësues e Agjensionit  ‘’Iconagency’’Part time – Elsam sh.p.k, etj.