Rreth 6 mijë maturantë kanë aplikuar në programin përgatitor të maturës lansuar nga UBT

21/05/2020

Mijëra nxënës të shkollave të mesme anë e mbarë Kosovës, që sivjet do të hyjnë në testin shtetëror të maturës, i janë bashkuar programit përgatitor të maturës 2020, që po ofrohet edhe këtë vit nga UBT.

 

Programi është lansuar javën e kaluar nga Qendra e Karrierës në UBT, ndërkohë deri më tani kanë aplikuar rreth 6 mijë maturantë, numër që është duke u rritur secilën ditë.

 

Ky program për herë të parë do të mbahet online, teksa është më i madhi i këtij lloji në rajon ku organizohet me qëllim që të ndihmojë maturantët për të arritur rezultate sa më të mira në testin e maturës.

 

Programi përgatitor është pa pagesë dhe mbahet online nga UBT, teksa si i tillë do të mbahet në lëndët: Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Gjuhë Angleze, por edhe në lëndët zgjedhore: Biologji, Fizikë, Kimi, TiK, Matematikë II, Ekonomi, Mjekësi, etj.

 

Maturantët e interesuar për të vijuar programin përgatitor duhet të regjistrohen në këtë link:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSecfM_kNm7ehDkCzEIaEvaRMb1KBK8Ggve6ct4T1QdwthLAnQ/viewform?fbclid=IwAR1j_z3h5wqRRrFLpb_o3_nVSyKbI9mUGHvWgCHCReZHjRYZuVPWtZhwS24