Rinor Haliti i UBT-së, kameraman në KTV

13/09/2017

Studenti i Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Rinor Haliti është punësuar si kameraman në televizionin “KTV”, ende pa i përfunduar studimet e nivelit bachelor.

 

Ai tha se kjo punë është ajo që ai ka ëndërruar ta bëjë gjithmonë dhe se falë UBT-së dhe njohurive të fituara në studime, ëndrra e tij tashmë është jetësuar.

“Gjatë studimeve në UBT, kemi marrë mjaftueshëm njohuri, aq sa të pranohemi lehtësisht në punë edhe nga televizionet më me zë, siç është KTV”, theksoi Haliti.

 

Tutje, ai shtoi se mënyra se si në UBT ligjërohet mbi të gjitha llojet e mediave dhe punëve që bëhen brenda tyre, i mundëson çdo studenti ta gjejë vetën dhe të jetë i suksesshëm në punën e zgjedhur.

 

Studenti Haliti tha se në planet e tij për të ardhmen, përfshihet vazhdimi i studimeve në UBT, si dhe vazhdimi i profesionit që ka zgjedhur në televizionin ku është duke punuar aktualisht.

 

Fakulteti i Medias dhe Komunikimit në UBT, për studentët e vet ofron këto specializime: Gazetari, Komunikim, Menaxhim i Medias, Marrëdhënie me Publikun, Regji Televizive, Gazetari Online, Kamerë dhe Fotografi.