Riakreditohen degët e UBT-së në Ferizaj dhe në Prizren

06/07/2020

Me vendimin e fundit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, UBT ka marrë riakreditimin për dy degët e saj në Ferizaj dhe në Prizren.

 

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, duke mirëpritur këtë vendim, tha se kjo arritje për institucionin është meritë e stafit si dhe e studentëve.

 

“Gjithë ky sukses i arritur është falë angazhimit të 1000 profesionistëve të të gjitha fushave, si dhe shumë studentëve, të cilët suksesshëm po i përfundojnë studimet e tyre. Zgjerimi ynë si institucion në qytete të Kosovës dëshmon se UBT është institucion serioz dhe i përkushtuar në edukimin e gjeneratave të reja dhe për përgatitjen e tyre profesionale karshi kërkesave aktuale të tregut të punës”, tha rektori Hajrizi.

 

Procesi i vlerësimit të degëve të UBT-së nga ekspertët ndërkombëtare është mbajtur online në maj të këtij viti.
UBT gjithashtu është certifikuar me Çmimin e Ekselencës me Pesë Yje nga Organizata e njohur për Menaxhimin e Cilësisë (EFQM).

 

Për të parë listën e vendimeve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Republikës së Kosovës për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë shikoni në këtë link: https://drive.google.com/file/d/1CXuVcGuccxC11RwLpe-AHlt5hwdfX96q/view