“Rëndësia e fotografisë në dizajn”, tema e cila u ligjërua në akademinë e Fakultetit të Dizajnit

13/07/2020

Cikli i ligjëratave tematike online në Fakultetin e Dizajnit të Integruar në kuadër të Global UBT Fest, po vazhdon tutje duke trajtuar tema të ndryshme me qëllim që pjesëmarrësit  t’i mbajë aktiv dhe të sjell njohuri të frytshme në këtë fushë.

 

Për ta parë rolin dhe rëndësinë e fotografisë, Fakultetit i Dizajnit ka organizuar ligjëratën tematike me titull: “Rëndësia e fotografisë në dizajn”, të cilin e ligjëroi fotografi dhe kameramani i mirënjohur njëherësh edhe ligjërues në UBT, prof.Blerim Gjinovci.

Në kuadër të ligjëratës, për pjesëmarrësit Gjinovci shtjelloi nocionin e fotografisë, fillet e para të saj, kompozicionin, zhanret aplikative të fotografisë, si të krijohet tregimi i një ngjarjeje përmes fotografisë si dhe pjesën estetike dhe artistike të saj.

 

Ligjërata pati karakter interaktiv dhe studentët u inkuadruan gjatë tërë kohës me pyetje dhe diskutim.

 

Aktiviteti i Dizajnit në organizimet që UBT ka paraparë në “Global UBT FEST 2020”, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me ligjërata dhe gara të ndryshme.