Remzi Sylejmani nga Ministria e Financave ka ligjëruar për studentët e UBT-së mbi investimet kapitale

06/05/2019

Marrja e informacioneve nga tregu i punës dhe bashkërendimi i tyre me procesin akademik, po ndikon që UBT të krijojë hapësirë për ligjërata tematike nga përfaqësues të institucioneve udhëheqëse të vendit, të cilët sjellin një dimension të ri të temave që trajtohen.

 

Në vazhdën e ligjëratave të tilla, – Udhëheqësi i Divizionit për  raportim koordinim dhe politika buxhetore në Ministrinë e Financave,  Remzi Sylejmani, ka mbajtur ligjëratë tematike për studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë.

 

Në kuadër të temës “Planifikimi, menaxhimi dhe monitorimi i investimeve kapitale”, ai u shpjegoi studentëve mbi hapat dhe procedurat përgjatë gjithë këtyre proceseve, duke përmendur edhe sfidat me të cilat përballen gjatë planifikimit, menaxhimit dhe monitorimit të investimeve kapitale.

 

Ligjëratat tematike në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë po realizohen me qëllim që studentëve t’ju ofrohet një pamje e qartë mbi kërkesat dhe nevojat e tregut aktual të punës