Rektorët e UBT-së e të UET-it nënshkruajnë Memorandum mirëkuptimi

20/05/2016

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi dhe rektori i Universitetit Evropian të Tiranës (UET), prof.dr.Tonin Gjuraj, kanë nënshkruar të premten në ambientet e UBT-së në Prishtinë, Memorandum mirëkuptimi midis dy institucioneve të arsimit të lartë, në dy shtetet përkatëse: Kosovë e Shqipëri.

Në Memorandum parashihen projekte tëpërbashkëta bashkëpunimi në fusha të ndryshme shkencore si dhe lëvizje të studentëve dhe të stafit të këtyre institucioneve të larta arsimore.


Memorandumi, gjithashtu, parasheh organizim të përbashkët të konferencave shkencore, por edhe bashkëpunim në çështje të tjera të interesit të dyanshëm.


Pos nënshkrimit të Memorandumit të mirëkuptimit, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka pranuar nga rektori i UET-it, Tonin Gjuraj, disa tituj librash, të botuara nga UET Press.

Dy rektorët janë shprehur se me këso marrëveshjesh i kontribuohet zhvillimit të gjithanshëm të arsimimit rajonal, në shtetet e Evropës Juglindore.