Rektorja e Universitetit të Zadar-it, prof.dr. Dijana Vican, vizitoi UBT-në

02/03/2022

Rektorja e Universitetit të Zadar-it, prof.dr. Dijana Vican, vizitoi UBT-në, në kuadër të angazhimeve për bashkëpunim në fusha me interes të ndërsjellë.

 

Gjatë takimit me rektorin e UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ajo u njoh me gamën e gjerë të specializimeve, laboratorëve, spin off-ve e qendrave teknologjike përbrenda ekosistemit ekzistues në Parkun Shkencor të UBT-së në Lipjan.

 

Ajo bashkë me delegacionin që e shoqëronin,  vizituan qendrat dhe laboratorët e UBT-së, duke shprehur vlerësimin e lartë për punën dhe arritjet e bëra nga ky institucion përgjatë njëzetë viteve të ekzistimit të tij.

 

Rektori Hajrizi dhe rektorja Vican u dakorduan për bashkëpunim mes të dy institucioneve.