Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit

24/04/2020

Në urim rektori Hajrizi theksoi se ky muaj duhet t’u shërbejë njerëzve si kohë për forcimin e solidaritetit, humanizmit dhe respektit.

“Në këto ditë pandemie, kur njerëzit janë duke qëndruar nëpër shtëpitë e tyre, ramazani vjen si muaj i bekuar, muaj i agjerimit, në kuadër të së cilit janë të domosdoshme edhe parimet e respektit dhe solidaritetit, kujdesit të lartë e tolerancës. Ky muaj le të shërbejë si periudhë e humanizmit ku duhet t’ua shtrijmë dorën nevojtarëve, njeherësh kohë në të cilën ndjehet nevoja që të përqohen mesazhe për paqe e barazi ndërnjerëzore”, potencoi rektori Hajrizi, i cili uroi gjithë besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, agjërim të lehtë e të pranuar.