Rektori i UBT-së prof. dr. Edmond Hajrizi, i ftuar në konferencën “PUBMET 2020”

18/09/2020

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, sot do të marr pjesë në konferencën “PUBMET 2020”, krahas folësve të tjerë të shquar nga universitete të tjera.

 

Kjo konferencë do të përmbajë diskutime mes ekspertëve në fusha të ndryshme, për qasjen inovative mbi praktikat më të mira komunikimit, botimit dhe vlerësimit shkencor.

 

Rektori Hajrizi, në këtë konferencë do të flas për “UBT Knowledge Center” dhe bashkëpunimin me botuesin më të madh botëror Elsvier, duke marr parasysh që UBT është e njohur në këtë fushë, si dhe në fushën e Digjitalizimit në kërkimin shkencor.

 

UBT në vitin 2017 ka lansuar Qendrën e Dijes, qendër  kjo e cila  shërben si një ekosistem i dijes ku te gjitha dijet e gjeneruara ne UBT ndërlidhen dhe bëhen të qasshme për përdoruesin. Me këtë po i mundësohet edhe një vizibilitet dhe integritet më i madh i autorësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kjo qendër është e vetmja e këtij lloji në regjion. Për këtë arsye Rektori Hajrizi është ftuar të prezantoj storien e suksesit që po vlerësohet ndërkombëtarisht.