Rektori i UBT-së uron qytetarët për Festën e Fitër Bajramit

25/06/2017
Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi uron besimtarët e fesë muslimane.
                                   
“Në emrin tim personal dhe të UBT-së, ju uroj festën e madhe të Fitër Bajramit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që e festojnë këtë festë të shenjtë, e cila fuqizon besimin tonë të përbashkët në vlera qenësore të njerëzimit, siç janë solidariteti dhe barazia. 
Uroj që Fitër Bajramin ta festoni me familjet tuaja në lumturi dhe shëndet”, thuhet mes tjerash në urimin e rektorit Hajrizi.