Rektori i UBT-së pjesë e ekipit të Ekspertëve për Reformën e Arsimit të Lartë në Kosovë, i zgjedhur nga Komisioni Evropian

09/03/2015

Prishtinë, 9 mars. – Rektori i UBT-së, dr.Edmond Hajrizi është zgjedhur nga Komisioni Evropian të jetë pjesë e ekipit të Ekspertëve për Reformën e Arsimit të Lartë në Kosovë (ERAL). 

 

Përveç rektorit Hajrizi, pjesës e këtij ekipi janë edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe atyre të arsimit të lartë, ndërsa rektori Hajrizi është përfaqësuesi i vetëm në këtë ekip nga institucionet private të arsimit të lartë.

Rektori Hajrizi në vazhdimësi është pjesë e ekipeve që merren me strategjitë dhe zhvillimin e arsimit të lartë në vend, ku ka dhënë një kontribut të çmueshëm.

 

Përzgjedhja e rektorit të UBT-së në këtë ekip dëshmon edhe një herë se institucionet respektive ndërkombëtare dhe ato vendore çmojnë ekspertizën dhe kualitetin e punës në UBT dhe se puna që bëhet në këtë institucion të arsimit të lartë është konform standardeve ndërkombëtare.