Rektori i UBT-së nderohet me mirënjohje nga YAHR

20/01/2017

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi për kontributin që ka dhënë në avancimin e arsimit të lartë në Kosovë është nderuar me mirënjohje nga Organizata joqeveritare “Asociacioni i Rinor për të Drejtat e Njeriut”.

Nga kjo organizatë UBT është vlerësuar si Institucioni  më i mirë për vitit 2016, në nivelin e arsimit të lartë në Kosovë.

Drejtuesit  e YAHR-it kanë konsideruar  se në vitin e kaluar, UBT ka qenë  kontribuuesi më  i madh në avancimin dhe ngritjen e cilësisë së edukimit në vend.

“Kemi dashur që sado pak të tregojmë respektin tonë për punën e madhe të rektorit Hajrizi në avancimin  e arsimit të  lartë në Kosovë, mbi të gjitha, vlerësojmë lart  përkrahjen e vazhdueshme të UBT-së ndaj studentëve, përmes bursave të ndryshme”, tha Bekim Krasniqi drejtues i YAHR.

Ai theksoi se UBT, falë punës dhe angazhimit të profesorit Hajrizi, është vlerësuar si Institucion më i mirë i Arsimit të Lartë në vend.

Duke e falënderuar YAHR-in për vlerësimin e punës së UBT-së, rektori Hajrizi tha se vlerësimi i kësaj organizate  do të shërbejë si  motiv për të punuar edhe më shumë në të ardhmen.

“Ndjehem shumë i respektuar nga nderimi që më bëni. UBT është munduar të sjellë një frymë të re të edukimit dhe arsimit në vend, prandaj vlerësimi i punës sonë është motivim për të vazhduar më tutje”. theksoi Hajrizi.

UBT  është shpërblyer disa herë për punën dhe projektet e realizuara, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit në Kosovë.