Rektori Hajrizi zhvillon vizitë të rëndësishme në Hunter College në New York City

02/04/2024

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka zhvilluar një vizitë produktive në Hunter College. Rektori Hajrizi ka takuar udhëheqës të Kolegjit, por edhe profesorë dhe studentë të komunitetit shqiptar që punojnë në këtë kolegj.

Gjatë takimit në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Rektori Hajrizi ka diskutuar për perspektivat e bashkëpunimit të mundshëm mes UBT-së dhe Hunter College në projekte dhe iniciativa të përbashkëta. Kjo ka thelluar më tej lidhjen midis dy institucioneve dhe ka hapur rrugën për bashkëpunime të mëtejshme në të ardhmen.