Rektori Hajrizi zhvillon vizitë në Specific-Group Healthcare në Vjenë, diskutohet partneriteti me UBT

24/06/2026

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit zyrtar në Austri, zhvilloi një vizitë në Specific-Group Healthcare GmbH në Vjenë.

Gjatë takimit me Roman Grossmann, General Manager i kompanisë, u prezantuan aktivitetet dhe zgjidhjet inovative të kompanisë në fushën e healthcare IT, duke përfshirë implementimin e sistemeve e-health, menaxhimin digjital të proceseve klinike, inteligjencën artificiale dhe zhvillimin e infrastrukturës moderne për institucionet shëndetësore.

Specific-Group Healthcare GmbH është një nga kompanitë e specializuara në sektorin e teknologjisë për shëndetësi, me përvojë ndërkombëtare në mbi 90 spitale në më shumë vende të botës.

Në kuadër të diskutimeve, u shqyrtuan edhe mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm me UBT në fushën e eHealth, AI, transformimit digjital dhe zhvillimit të projekteve inovative në sektorin e shëndetësisë dhe edukimit.