Rektori Hajrizi viziton universitetin “London School of Economis”, të Anglisë

15/05/2017

Në kuadër të vizitave të realizuara nëpër institucione arsimore të Anglisë, rektori i UBT-se, prof. dr Edmond Hajrizi vizitoi universitetin “London School of Economics”, me ç’rast u prit nga përfaqësuesi i këtij universiteti, prof. Claire Gordon.


Me këtë rast, Hajrizi dhe Gordon biseduan për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje bashkëpunimi mes UBT-së dhe London School of Economics.


Me qëllim të forcimit të bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve, hapi i radhës do të  jetë organizimi i një seminari të përbashkët, në fushën e cilësisë së arsimit të lartë, duke i zbatuar praktikat më të mira ndërkombëtare