Rektori Hajrizi viziton kompani të industrisë ushqimore në Rahovec

08/02/2021

Në kuadër të partneritetit që UBT ka me kompani të njohura nga industria në mbarë vendin dhe më gjerë, rektori i UBT-së, prof. Edmond Hajrizi, ka vizituar kompaninë “Osa Termosistem” dhe verarinë “Bodrumi i Vjetër” në qytetin e Rahovecit.

 

Rektori Hajrizi është shoqëruar nga profesori, Hamëz Rama. u pritën nga  drejtuesit e kompanive në fjalë, teksa diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të ndërlidhjes së akademisë me industrinë prodhuese dhe përpunuese.

 

Qëllimi i vizitës ishte që të shihet për së afërmi zhvillimi i këtij sektori, si dhe për mundësinë e lidhjes së bashkëpunimit me sektorin e industrisë, duke vlerësuar se universitetet duhet të qëndrojnë afër këtij sektori, për t’i dhënë ndihmën e nevojshme për të konkretizuar proceset që janë nisur.

 

Rektori Hajrizi nga këtu ka thënë se arsyeja kryesore pse duhet që universitetet të jenë afër sektorit të industrisë është bashkëpunimi dhe ndërlidhja akademike me punën praktike.

 

“Është e rëndësishme që gjithmonë të bashkëpunojmë dhe të jemi afër me sektorin e industrisë. Ndërlidhja akademike me punën praktike gjithmonë ka kontribuar fuqishëm në proceset e tilla, ndaj edhe bashkëpunimi me këtë sektor është i nevojshëm”, ka thënë prof. dr. Edmond Hajrizi.

 

Duke parë rezultatet e punës së UBT-së, si dhe rezultatet e suksesit të këtyre industrive, të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi tani e tutje te thellohet edhe më shumë.