Rektori Hajrizi viziton fabrikën e kërpudhave “DAB” në Graçanicë

07/05/2021

Në vazhdën e vizitave që për qëllim kanë bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe ndërlidhjen e industrisë me akademinë, rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka vizituar fabrikën e kërpudhave “DAB” në Graçanicë.

 

Bashkë me rektorin Hajrizi ishte edhe dekani i Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji dhe Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit, prof.dr. Fidan Feka, të cilët u pritën nga përfaqësues të kësaj fabrike, nga ku u njohën me llojet e kërpudhave që kultivohen në këtë fabrikë.

 

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, me këtë rast, shprehu gatishmërinë e plotë që institucioni që ai drejton të kontribuojë në industri, duke përdorur të gjitha mekanizmat që UBT posedon, në mënyrë që të jepet kontribut në cilësinë e prodhimeve që janë të destinuara për shoqërinë.

 

Ndërkaq, përfaqësues të kësaj fabrike thanë se janë të kënaqur me kuadrot e reja që UBT ka nxjerrë ndër vite, duke i shërbyer jashtëzakonisht shumë industrisë për prodhim cilësor dhe sasior.

 

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në dy fusha studimi që UBT i ka të zhvilluara, atë të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologji dhe Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit.