Rektori Hajrizi vizitoi Universitetin del Salento në Lecce të Italisë

04/12/2023

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi ka zhvilluar një vizitë të rëndësishme dhe të suksesshme në Universitetin del Salento në Lecce të Italisë, dhe u prit nga rektori Fabio Pollice.

Të dy rektorët, Hajrizi e Pollice, u pajtuan se ka shumë potencial në këtë bashkëpunim mes Universitetit del Salento në Itali dhe UBT-së.  Ata diskutuan hollësisht për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve, duke inicuar edhe arritjen e shpejtë të marrëveshjeve për bashkëpunim për fusha e specializime të veçanta me interes të ndërsjellë.

Bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve synon të sjellë një frymë të re në edukimin dhe të rrisë standardet botërore në këtë fushë.

Universiteti del Salento është një institucion i lartë arsimor në Lecce, Itali. Ky universitet ofron një gamë të gjerë programesh në fusha të ndryshme të studimit, duke përfshirë shkencat shoqërore, shkencat natyrore, inxhinieri, arte, drejtësi, arkitekturë, biznes, gjuhë dhe kulturë.