Rektori Hajrizi uron qytetarët për Ditën e Evropës

09/05/2021
Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, në emër të stafit akademik dhe administrativ të UBT-së, të gjithë qytetarëve u ka uruar 9 majin, Ditën e Evropës.
Në urimin e rektorit Hajrizi thuhet se përkundër faktit që Kosova ende nuk është anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ajo tashmë ka një ambasador në fushën e arsimit që po e përfaqëson denjësisht vendin.
“Përkundër faktit që Kosova ende nuk është anëtarësuar në Bashkimin Evropian, UBT ka gjetur rrugë që t’iu hap mundësi të rinjve të vendit për njohjen e kulturave të reja përmes arsimit dhe shkencës, duke krijuar ura bashkëpunimi me universitete të njohura të Evropës”, ka thënë fillimisht rektori Hajrizi.
Ai tha se institucioni që ai drejton është duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në ndërkombëtarizimin e vendit dhe se përmes UBT-së, Kosova është bërë anëtare e shumicës së asociacioneve evropiane të edukimit, shkencës, biznesit, menaxhmentit dhe teknologjisë.
“UBT që nga fillimi ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në ndërkombëtarizimin e vendit tonë, në mënyrë që të rinjtë tanë të kenë përspektivën e njëjtë si të gjithë të rinjtë e Evropës. Këtë gjë e kemi bërë përmes shkencës, teknologjisë e inovacionit, duke krijuar ura lidhëse me universitete prestigjioze dhe duke i bindur ata se të rinjtë tanë kanë potencialin dhe cilësinë e nevojshme për të dhënë kontribut në këto sfera. Sot në saje të UBT-së, Kosova është anëtare e shumicës së asociacioneve evropiane të edukimit, shkencës, biznesit, menaxhmentit dhe teknologjisë, kështu duke shënuar një arritje të madhe në arenën ndërkombëtare”, thuhet në urimin e rektorit Hajrizi.