Rektori Hajrizi uron qytetarët për Ditën e Çlirimit (Video)

12/06/2019

Me rastin e Ditës së Çlirimit, rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi uroi të gjithë shqiptarët, por edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, që me ndihmën e ofruar, bënë që ne sot të shijojmë lirinë dhe shtetin tonë të pavarur

 

“Liria ishte ëndrra jonë e ushqyer ndër breza, e çlirimi ishte synimi që aspiruam ta arrinim, prandaj Kosova e shënon këtë ditë si ndër më të rëndësishmet.

Tash, ajo për të cilën shteti ynë ka nevojë është që të punojmë çdo ditë për ta bërë Kosovën një vend më të mirë për të sotmen dhe të ardhmen, për qytetarët e së tashmes dhe për gjeneratat që do të vijnë pas nesh.

Prandaj, sot dua t’ju uroj për atë që kemi arritur, duke e rikujtuar faktin se sa shumë ka nevojë vendi ynë për ne edhe në të ardhmen”, tha rektori Hajrizi.