Rektori Hajrizi uron për 8 marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas

08/03/2020

Për nder të 8 marsit– Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në emër të të gjithë stafit, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi ka uruar gjithë nënat, gratë e vajzat për kontributin e dhënë në shoqëri.

Rektori Hajrizi ka thënë se institucioni që ai drejton ka krijuar një ambient pune të barabartë për të dy gjinitë, teksa theksoi se UBT është shembull i barazisë për të gjitha institucionet.

“Stafi i gjinisë femërore në UBT është angazhuar në pozita koordinuese, udhëheqëse dhe si staf akademik e administrativ, ndërkohë punësimi i tyre në institucion arrin deri në 40% të stafit të përgjithshëm, teksa ky trend vazhdon të rritet.


Nisur nga ky fakt, UBT vazhdon të mbetet shembull i suksesit dhe i barazisë gjinore dhe si institucion i arsimit të lartë gjithnjë do të bëjë maksimumin për të fuqizuar rolin e tyre. Ne përherë do të mbështesim rrugëtimin e tyre në ngritjen profesionale”, thuhet në urimin e rektorit Hajrizi, duke shtuar se UBT gjithnjë ka shërbyer si promovues i suksesit të gjinisë femërore brenda dhe jashtë institucionit.