Rektori Hajrizi uron mësuesit me rastin e 7 Marsit
07/03/2025Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka shprehur mirënjohje dhe vlerësim të lartë për rolin e pazëvendësueshëm të mësuesve dhe edukatorëve në formimin e brezave të rinj.
Në mesazhin e tij, Rektori Hajrizi theksoi se mësuesit janë drita e dijes, themeli i një shoqërie të zhvilluar dhe udhërrëfyesit e gjeneratave të ardhshme. Ai shprehu falënderimin e tij për përkushtimin dhe sakrificën e mësuesve në edukimin dhe përgatitjen e të rinjve për sfidat e së ardhmes.
“Uroj qĂ« puna dhe dedikimi juaj tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« frymĂ«zojnĂ« gjeneratat e reja drejt suksesit dhe zhvillimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m. MirĂ«njohje tĂ« thellĂ« pĂ«r secilin mĂ«sues qĂ« me pasion dhe pĂ«rkushtim ndriçon rrugĂ«n e dijes!”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Në këtë ditë të veçantë, UBT vlerëson rëndësinë e arsimit cilësor dhe përkushtimin e vazhdueshëm të mësuesve në ndërtimin e një shoqërie më të ditur dhe të përparuar.